Shefqet Sinani ishte pjesë e gjeneratës së artë të KF Prishtina, me cilësi të jashtëzakonshme si futbollist dhe një ndër idhujt e mbarë tifozëve shqiptar në vitet e 80-ta, përcjell GazetaBlic.
Kontributi i tij ishte i madh në futbollin kosovar dhe vdekja e tij është humbje për të gjithë komunitetin sportiv kosovar.
FC Prishtina e ka kujtuar sot para ndeshjes me Feronikelin, duke e nderuar atë pranë një fotografie të vendosur.
/Arbresh.info/

