Shqipëria triumfoi minimalisht ndaj Gjeorgjisë në Tbilisi me rezultat 0-1.
Një fitore e rëndësishme për kuqezinjtë që i mban në lojë për vendin e parë në Ligën e Kombeve, shkruan Arbresh.info.
Për herë të parë, Ardian Ismajli ishte kapiteni i kombëtares së Shqipërisë ku u shpreh tejet i lumtur.
“Besimi gjithmonë kemi pas besim, kemi ardhur vetëm për tre pikë, besoj që kemi merituar këtë fitore, kjo fitore na shtyn dhe na jep njëfarë motiv më të madh për dy ndeshjet e nëntorit që janë vendimtare”.
“Për mua dhe për familjen time kjo është dita më e lumtur. Të mbaj shiritin e kapitenit, të përfaqësoj gjithë shqiptarë anembanë botës”
“Nuk është fundi i botës kemi reaguar jashtëzakonisht mirë kemi treguar se sot jemi ata të Evropianit, me këtë fitore jemi në rrugë të mirë për vendin e parë, besoj se do të vazhdojmë me fitore dhe me këto rezultate”.
Dy ndeshjet e radhës të Shqipërisë luhen në “Air Albania”, ndaj Çekisë dhe Ukrainës./Arbresh.info
Haxhiu në konferencën, “Future Makers: Girls in ICT...
Policia e Kosovës trajnohet me KFOR-in për situata emergjent...
Zbulohet laborator droge në Graçanicë
Bernabeu nuk harron: Camavinga në qendër të kritikave pas el...
Sveçla: Mjedisi që na rrethon është trashëgimi e përbashkët ...
Tragjike në Shkodër, 27-vjeçarja humb jetën pas lindjes së b...