Ish-zëvendëspresidenti i Monacos, Vadim Vasilyev, është i bindur se Kylian Mbappe do të luajë te Real Madridi në të ardhmen.
Spekulimet për të ardhmen e anësorit të Paris Saint-Germainit janë të vazhdueshme, ndërsa në javët e fundit janë intensifikuar, madje janë publikuar edhe shifrat e shpenzimeve potenciale që po i përgatit klubi spanjoll për shërbimet e tij.
Në ndërkohë, në një prononcim për Le Parisien, njeriu që ka qenë i afërt me të ka theksuar se kalimi i 20-vjeçarit në Santiago Bernabeu është i pashmangshëm.
“Kur? Nuk e di, por duket e pashmangshme. Oferta nga Real Madridi (para se të transferohej te PSG) ishte mjaft tërheqëse për Monacon, ndërsa ai (Mbappe) më tha: ‘Vadim, është shumë herët për mua’”.
“‘Nuk kam luajtur më shumë se një vit në vendin tim. Jam nga Parisi dhe nuk dua të largohem nga vendim im tash. Dua të bëhem lojtar i madh këtu. Real Madridi do të më presë’”, i ka kujtuar ish-zëvendëspresidenti i Monacos fjalët e Mbappe. /Telegrafi/
Marrëveshja për Bordin e Paqes futet në rend dite në seancën...
Kuvendi mblidhet në seancë plenare, deputetët mbajnë një min...
DASH e falënderon Kosovën që e shpalli organizatë terroriste...
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...