Gianluca Scamacca ka qenë lojtari vendimtar në suksesin historik të Atlantaës në Europa League.
Gjithashtu ai ka bërë punë të mirë edhe në Serie A, ku në 29 ndeshje ka realizuar 12 gola, shkruan Arbresh.info.
Në një prononcim për GDS, ish-trajneri Gian Piero Ventura tha se Scammaca do të jetë surpriza e azurëve dhe e gjithë kampionatit evropian.
“Uroj që kombëtarja italiane të bëjë sa më mirë në Europian. Kam mbetur shumë i lidhur me Spallettin. Ai ka qenë futbollisti im, e dua shumë dhe i dërgoj urimet më të mira.
Me zemër i uroj që të na bëjë të gjithë italianëve të ëndërrojmë. Sa i përket zbulimit të Euro 2024 unë mendoj se do të jetë Gianluca Scamacca.
Ai është një sulmues që ka zotëron cilësitë e duhura për t’u bërë një nga zbulimet më të këndshme të Europianit”, theksoi 76-vjeçari nga Genova.
Kujtojmë që Italia ndodhet në grupin B së bashku me Shqipërinë, Spanjën dhe Kroacinë.
Scammaca dhe Italia ndeshjen hapëse në Euro do të luajnë pikërisht ndaj kombëtares së Shqipërisë./Arbresh.info/
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...
OVL e UÇK-së themelon këshillin e saj për shënimin e Epopesë