Ish sulmuesi i Arsenalit, Van Persie: Pepe sapo ka arritur

18:57 | 25 Tetor 2019

Ish sulmuesi i Arsenalit, Robin van persie thotë se Nicolas Pepe sapo ka arritur pas dy golave kundër Vitorias.

Pepe u inkuadrua në fushë mbrëmjen e kaluar në minutën e 75′ dhe i siguroi fitoren “Topçinjve” në Evropa Ligë me dy gola të shënuara nga dy gjuajtjet e lira, transmeton portali arbresh.info.

“Jam me të vërtetë i lumtur për të. Ju mund ta shihni se çfarë do të thotë për të”, ka thënë Van Persie gjatë detyrës së tij si analist për BT Sports.

“Ju mund ta shihni se ai është energjik, i lumtur dhe ai ishte duke bërë të gjitha lëvizjet dhe është e mrekullueshme për të që të shënosh golin e fitores. Çmimi nuk ka rëndësi, ju thjeshtë keni nevojë për t’iu shfaqur tifozëve të Arsenalit se ‘jam këtu'”

“Kjo është dita e tij, ky është momenti i tij. Ju mund ta shihni këtë në të, ju mund ta shihni se është i aftë, ta shihni se është i shpejtë. Është shumë e sigurt se pas ditës së sotme do të shihni një Pepe ndryshe”, përfundoi Van Persie.

Nicolas Pepe pritet të jetë startues në ndeshjen e së dielës mes Arsenalit dhe Crystal Palaces në kuadër të Premierë Ligës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara