Ish-pronari i Milanit, Yonghong Li po hetohet nga autoritetet kineze për dhënien e informacionit të rremë në lidhje me situatën e tij financiare sa ishte pronar i kuqezinjve.
Li bleu Milanin në verën e vitit 2017 nga Silvio Berlusconi, por u rrëzua nga klubi vetëm një vit më vonë pasi ai dështoi të paguajë një hua prej 303 milionë eurosh, me të cilin ai financoi marrjen e ekipit.
Sipas raporteve të agjencisë së lajmeve ANSA janë bërë kontakte midis prokurorëve në Milano dhe autoriteteve gjyqësore në Kinë.
Agjencia e lajmeve shton se ai akuzohet për dhënien e informacionit të rremë dhe fshehjes së situatës së tij të vërtetë financiare, ndërsa ishte pronar i kuqezinjve.
Pretendohet gjithashtu se hetimi filloi rreth një vit më parë, kur Guardia di Finanza u njoftua për tre transaksione të dyshimta që përfshinin kinezin Li.
Përkundër kësaj, ai gjithmonë ka pohuar se financat e tij janë në një gjendje të shëndetshme. /Telegrafi/
Raportohet se i vdekuri në Veternik ishte kandidat për deput...
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinë...
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...