Ish-presidenti i Real Madrid, Ramon Calderon ka kërkuar nga “Los Blancos” të mos i ofrojnë Manchester United sulmuesin, Gareth Bale për mesfushorin Paul Pogba.
Pogba që një kohë të gjatë është i lidhur me transferimin në “Santiago Bernabeu”, pasi trajneri Zinedine Zidane është fans i madh i francezit.
Për momentin fituesi i Kupës së Botës është duke u shëruar nga lëndimi dhe do mungojë nesër në ndeshjen kundër Colchester në kuadër të Carabao Cup.

Sipas disa raportimeve, Pogba dëshiron të largohet nga “Old Trafford” dhe ka pranuar se ëndërron të luajë për gjigantin madrilen.
Mirëpo, Calderon nuk mendon se duhet të ndodhë ky shkëmbim mes lojtarëve.
“Gjithmonë kemi eksperiencë të keqe në merkato. Nuk ka lojtarë të mirë që mund të luajnë në Real ose Barcelonë”
“Ka bisedime për shkëmbimin Bale ose James për Pogba, mirëpo janë vetëm spekulime. Është e vërtetë që Zidane e dëshiron Pogbanë”
“Mendoj se do ishte gabim ta lejonin Bale të largohet. Nëse do jetë i motivuar është lojtar i mrekullueshëm”
Nesër Real është mysafirë i Barcelonës në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga./arbresh.info.
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri