E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet e paqartë kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.
Ndërkohë, tifozët e Juventusit janë ndarë në dysh. Ka nga ata që shpresojnë që ylli portugez të vazhdojë me “Zonjën e Vjetër” dhe ka të atillë që nuk po e duan qëndrimin e tij.
Me këta të dytët është edhe ish presidenti i Juventusit, Giovanni Cobolli Gigli.
Në një intervistë për Serie A News, ai tha se transferimi i Ronaldos ishte gabim i Juventusit/
“Unë kam qenë çdoherë i sinqertë. Transferimi i Ronaldos ishte gabim. Ishte e pamundur ta rikuperoje investimin. Ai është futbollist i madh, por të jem i sinqertë: sa më shpejt që largohet, do të jetë më mire për të dhe për Juventusin” – u shpreh Gigli.
Sipas tij, rinovimi me Dybalan dhe largimi i Ronaldos do të ishte rrokada më e mirë për të gjithë. /GE/
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë
Varroset sot 55-vjeçari që humbi jetën në vendin e punës në ...
Këshilli i Sigurimit i OKB-së mban sot seancë për Kosovën, n...
Ministrja e jashtme britanike: Libani duhet të përfshihet në...