Ish presidenti i Barcelonës, Joan Laporta thotë se kërkesat ndaj Lionel Messit janë të mëdha dhe të padrejta.
Laporta beson se dështimi në Ligë të Kampionëve nuk është çështje kualiteti, por për shkak të ndryshimit në filozofinë e skuadrës, transmeton portali arbresh.info.
“Ju nuk mund t’i jepni më shumë Messit përgjegjësi sesa ka dhe është e padrejtë të kërkohet më shumë sesa është e nevojshme”, theksoi ai.
“Leo është duke dhënë gjithçka dhe falë tij ne jemi aty ku jemi në këto vitet e fundit, por atij i duhet një skuadër që e bënë të shkëlqej në botën e futbollit”
“Është turp me lojtarët që ne kemi, ne jemi në një situatë si kjo sepse jemi larguar shumë nga stili jonë”
“Këto situata përfundojnë duke ndodhur në Ligë të Kampionëve nëse ju nuk jeni vetvetja”, përfundoi Laporta./arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...