Ish-mesfushori i Interit, Esteban Cambiasso, pritet të jetë zëvendësues i Luciano Spalletit në stolin zikaltër.
Gazzetta dello Sport dhe Corriere della Sera raportojnë se Luciano Spalletti do të shkarkohet nga posti i trajnerit të Interit në ndeshjen e ardhshme ndaj Parmës.
Për më tepër, Cambiasso do ta marrë drejtimin e skuadrës tani për shkak se Antonio Conte nuk pranon ta nisë punën me zikaltrit në mes të sezonit.

Argjentinasi i ka bërë 400 paraqitje për Interin nga viti 2004 deri më 2014, duke i fituar pesë tituj të Serie A dhe një të Ligës së Kampionëve.
Cambiasso ka edhe përvojë si trajner, pasi momentalisht është ndihmës trajner i Jose Pekermanit të Kolumbisë.
Starmer: Britania do të bëjë gjithçka që mundet për ta mbësh...
Pas arritjes së armëpushimit të përkohshëm me Iranin, Trump:...
Policia në Mitrovicën e Jugut realizon bastisje dhe sekues...
Liga e Kampionëve vazhdon me dy super sfida sonte
Trump: Kina ndihmoi në negociatat për armëpushim me Iranin
Mbahet mbledhja e Kryesisë, përcaktohet rendi i ditës për se...