Organizimi i botërorit në Katar ka sjellë shumë kritika, sidomos për kushtet që punonjësit kanë pasur për të ndërtuar stadiumet ku do luhet Kupa e Botës.
“The Guardian” ka raportuar më herët se 6500 vdekje në fillim të vitit. Ish-kapiteni i Gjermanisë Philipp Lahm i është bashkuar kritikëve, duke marrë vendimin për të bojkotuar botërorin e këtij viti.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, ka treguar se do ta ndjekë nga shtëpia Gjermaninë e tij.
“Unë nuk jam pjesë e delegacionit dhe nuk do të fluturoj atje si tifoz. Kështu që preferoj ta ndjek turneun nga shtëpia. Të drejtat e njeriut duhet të respektohen. Nëse një shteti i jepet kontrata që rezulton ndër më të këqijat në këtë aspekt, këto gjëra duhet të diskutohen. Edhe vetë futbollistët duhet të jenë kritikë për atë çka ka ndodhur në Katar”-tha ai.
Amnesty International ka paraqitur një peticion në FIFA me 280.000 nënshkrime nga mbarë bota për të përmirësuar kushtet për punëtorët, por diçka e tillë nuk u mor parasysh./SS/
Spiropali dhe Konjufca në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”...
Osimhen para përballjes me ‘Zonjën e Vjetër’: Do...
Deponohen mbi 1 mijë euro të falsifikuara në dy banka të ven...
Në dy raste të ndara gjendet drogë brenda burgut të Dubravës
Zyrtarja e lartë e OKB-së: Komuniteti ndërkombëtar t’i japë ...
Historia e jashtëzakonshme e Bodo/Glimtit – një sukses...