Ish-futbollisti i Barcelonës, Lyonit, Lillet, Lecces dhe ish-përfaqësuesi kombëtares së Francës, Samuel Umtiti ka njoftuar edhe zyrtarisht pensionimin nga futbolli në moshën 31-vjeçare.
Umtiti përmes një njoftimi në rrjetin social Instagram njoftoi se po tërhiqet nga futbollisti profesionist pas një karriere me plot ulje-ngritje, shkruan Arbresh.info.
Karrierën e tij e nisi te Lyon, ku u rrit si lojtar, para se të transferohej te Barcelona në vitin 2016.
Me Barcelonën fitoi disa trofe, përfshirë La Liga dhe Kupën e Mbretit.
Kulminacioni i karrierës së tij ishte me Francën, ku u shpall kampion bote në Kupën e Botës 2018, duke shënuar edhe gol në gjysmëfinale ndaj Belgjikës.
Por lëndimet e shpeshta ia pamundësuan francezit që të vazhdojë karrierën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.
Në vitin 2022 ai u transferua drejt Lecces nga Barcelona, teksa pas një sezoni u rikthye në Francë tek Lille për të vazhduar edhe për një sezon tjetër.
Tash e një vit ai nuk është pjesë aktive shkak i një lëndimi të rëndë që pësoi, kjo ka bërë që edhe t’i thotë lamtumirë futbollit në këtë moshë./Arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...