Ridvan Dilmen ka konfirmuar se ka biseduar në telefon me Vedat Muriqin rreth lëndimit të lojtarit shqiptar.
Ish-futbollisti i Fenerbahces ka bërë të ditur se sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës do të jetë jashtë fushës për katër javë.
“Po, kam biseduar në telefon me Vedatin (Muriqin) dhe më ka bërë të ditur se do të jetë katër javë jashtë fushë. Ai shpreson që të rikthehet më shpejtë në fushë” ka thënë Dilmen për NTV Spor.

Muriqi pësoi lëndim në ndeshjet e fundit të skuadra turke, e që në fillim dukej jo edhe aq serioz.
Nga ky lëndim, 25-vjeçari filloi të ndiente dhimbje dhe humbi përballjet te Kosova në Euro 2020 ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë.
Sulmuesi shqiptar pritet që në fushë të rikthehet në fund të muajit të ardhshëm, por mund të mos luajë deri në fillim të janarit. /Telegrafi/
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...
Kapen drogë dhe telefona në Qendrën e Paraburgimit në Mitrov...
Arrestohet një person në Gjilan për trafikim me njerëz
Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë
Krimet Ekonomike zbarkojnë edhe në Malishevë – priten arrest...