Heroi i Spanjës, Isco ka lavdëruar trajnerin Julen Lopetegui për “besimin” e shfaqur në të, diçka që “nuk e ka fituar” ende në Real Madrid.
Mesfushori nuk ka arritur të ketë një pozitë startuese te kampioni evropian, por spanjolli ishte fantastik në fitoren 6 me 1 kundër Argjentinës mbrëmjen e kaluar (e martë) duke realizuar hat-trick, transmeton portali arbresh.info.
“Kam besimin e trajnerit, por ndoshta në Madrid (te klubi) nuk e kam fituar ende”, u ka thënë Isco gazetarëve menjëherë pas ndeshjes.

“Kjo është arsyeja pse skuadra kombëtare është aq e rëndësishme për mua sepse më jep jetë, nëse nuk jam startues dhe nuk kam vazhdimësi te klubi im atëherë unë duhet t’i shfrytëzoj të gjitha shanset”
“Unë synoj të jem startues te klubi dhe skuadra kombëtare, por e vetmja mënyrë që mund ta arrijë këtë është duke punuar shumë”
“Në Real Madrid ka shumë lojtarë të mrekullueshëm, ndoshta unë jam problemi”
“Kjo nuk është një get ready with me”: Kurti udhëzon qytetar...
18-vjeçarit në Shtërpcë i kapen 10 cigare me marihuanë
“Vota juaj ka rëndësi” – Hapet edhe qendra e votimit në Amba...
Digjen disa autobusë në një zonë parkimi në Durrës
Ylli i Man Cityt kërkon kalimin te Barcelona
Tajlanda dhe Kamboxhia ndalojnë konfliktin e ashpër me armëp...