Transferimi më i shtrenjtë në Premier League, Alexander Isak i cili kaloi këtë verë nga Newcastle tek Liverpoolit për 150 milionë euro, sot i ka dhënë fund “agjërimit” pa gol me klubin e ri në elitën e futbollit anglez.
Suedezi realizoi golin e parë me “The Reds” në ndeshjen që skuadra e Arne Slot po e luan në udhëtim tek West Hami, shkruan Arbresh.info.
Isak gjeti golin në minutën e 60-të pas një asistimi nga Cody Gakpo.
Ky është goli i tij i parë në ndeshjet e tij të gjashtë në Premier League me Liverpoolin. Kujtojmë se një gol tjetër e kishte realizuar në Carabao Cup me Southamptonin.
Aktualisht Liverpooli po fiton me golin e tij 1-0 ndaj londinezëve./Arbresh.info
🚨🏴 | GOAL: ALEXANDER ISAK MAKES HIS FIRST PREMIER LEAGUE GOAL FOR LIVERPOOL!
West Ham 0-1 Liverpool. pic.twitter.com/UEoRR3apT0
— canto das Transferências (@cant_ferencias) November 30, 2025
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...