Liverpooli nuk po di të ndalet në këtë merkato, pasi arriti t’i sigruojë shërbimet e Hugo Ekitikes rreth një javë më parë, tani ka arritur marrëveshje edhe me “bomberin”, Alexander Isak.
Sipas Sky Sport, Isak ka arritur marrëveshje me “The Reds” për një kontratë pesë vjeçare, shkruan Arbresh.info.
Ndryshe, ende nuk është arritur asnjë marrëveshje midis klubeve.
Përfaqësuesit e Liverpoolit dhe Newcastle pritet të takohen në ditët në vijim për të gjetur një gjuhë të përbashkët.
Newcastle tash e disa kohë kërkon rinovimin e kontratës, mirëpo suedezi nuk e ka pranuar, duke qenë i gatshëm të largohet.
Ditë më parë Isak nuk luajti në një ndeshje miqësore ndaj Celticut, ku sipas mediave ai iu kishte thënë klubit se dëshiron të largohet.
Nëse veçse zyrtarizohet transferimi i suedezit tek Liverpooli, ky do të ishte lojtari i pestë që transferohet këtë verë tek “The Reds”, pas Jeremie Frimpongut, Florian Wirtzit, Milos Kerkezit dhe Hugo Ekitikes./Arbresh.info
🚨 Liverpool have reached an agreement over a five-year contract with Alexander Isak.
A bid of £100M will be submitted and the Reds hope to reach a deal for around £120M.
(Source: @sachatavolieri) pic.twitter.com/RylO6FEyEF
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) July 29, 2025
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s