Gardiani i kombëtares së Kosovës, Aro Muric ka zhvilluar një paraqitje fenomenale në fitoren historike të klubit të tij ndaj Tottenhamit, me rezultat 1-2.
Ai bëri pesë pritje në këtë ndeshje teksa sipas SofaScore u vlerësua me notën 8.0 dhe ishte më i miri i ndeshjes, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë pas kësaj performance Ipswich përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka vlerësuar paraqitjen fenomenale të tij.
“Brilant”, ka shkruar shkurtimisht faqja zyrtare e klubit dhe ka postuar foton e tij.
Kujtojmë se kjo skuadër sot arriti fitoren e tyre të parë në Premier League pas 22 viteve./Arbresh.info
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, priten zhvillime të reja
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...