Portieri i Lacios, Tomas Strakosha ka pësuar një dëmtim gjatë ditës së djeshme në ndeshjen përballë Kaljarit e mbyllur me shifrat 2-2.
Në aksionin e golit të parë, të shënuar nga Kaljari, Strakosha u përplas me njërin nga mbrojtësit e ekipit të tij, duke u dëmtuar në pjesën e brinjëve.
Përplasja nuk u duk shumë e rëndë, pavarësisht se Strakosha po ndiente dhimbje dhe arriti ta përfundonte ndeshjen pa pasur shqetësime.
Gjatë ditës së sotme, Strakosha është parë të shkojë në qendrën mjekësore të Lacios, “Paideia”.
Siç raportojnë mediat italiane, Strakosha ka ndierë dhimbje dhe është detyruar të kryejë vizita, ndërkohë që trajneri i Lacios, Inzagi mund ta lërë pushim në stërvitjen e nesërme, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjen e Ligës së Europës./Erjon allaraj- Vipsport.al/

Orav: Nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të Huajt me masa sh...
Shqipëri: Sot Dita e Verës, tradita që reziston ndër shekuj
SHBA bombardon një ishull të Iranit, Trump me paralajmërim t...
A do të arrijë benzina 2 franga për litër në Zvicër? Ja çfar...
Sot mbahet protestë në pikën kufitare të Jarinjës në territo...
Kurti takohet sot me Sorensenin