Trajneri i Lazio-s, Simone Inzaghi shpreson që Seria A të rifillojë sa më shpejtë sepse beson që ishin duke bërë diçka të pabesueshme.
Lazio është vetëm një pikë mbrapa liderit Juventus, derisa kanë zhvilluar 26 ndeshje para se sezoni të suspendohet në mars, transmeton portali arbresh.info.
Inzaghi shpreson që sezoni të rifillojë sepse kanë punuar shumë, andaj e meritojnë.

“Jemi të lumtur për të punuar përsëri. Është dëshirë e jona që të përfundojnë kampionatin shkaku i të gjithë personave që kanë punuar dhe tifozëve”.
“Përgatitjet janë duke u bërë. Ne trajnerët, gjithmonë jemi ndjerë se duam të rifillojmë kur jemi të sigurt”.
“Para pandemisë ishim duke bërë diçka të pabesueshme”, theksoi tekniku italian.
Vendimi përfundimtar nëse do rifillojë Seria A, apo të ndërpritet do merret me 28 maj./arbresh.info.
Spektakël mes Parisit e Bayernit pas pjesës së parë, pesë go...
PSG merr epërsinë ndaj Bayernit
Begaj në Kroaci: Ballkani Perëndimor nuk është më periferi, ...
Magyar fton Zelenskyy për takim për marrëdhëniet Hungari–Ukr...
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...