Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, duhet të dorëzohet sa i përket dëshirës së tij për të pasur Filippo Inzaghi në stolinë e Kombëtares shqiptare.
Pavarësisht dëshirës së madhe të kreut të FSHF-së, ish-sulmuesi i Milanit nuk ka ndër mend të ulet në stolin e kuqezinjve.
Mediat italiane raportojnë se Inzaghi ka qenë fillimisht i interesuar, por më pas, duke parë se bisedimet mes palëve nuk janë thelluar edhe aq shumë, ai ka preferuar që të kthejë një përgjigje negative.
Raportohet se Inzaghi as nuk e ka diskutuar me Venecian këtë opsion, duke qenë i ndërgjegjshëm se mundësia e një marrëveshje me Shqipërinë ishte shumë e vogël, falë predispozitave me të cilat paraqitej FSHF-ja, shkruan panorama sport.
Ndaj ai do të vazhdojë të drejtojë Venecian në Serinë B, për të synuar një tjetër edicion pozitiv si ai i kaluari ku ngjiti këtë skuadër nga Lega Pro.
Ndërkohë, FSHF i rikthehet bisedimeve me të gjithë alternativat e tjera, e ndërgjegjshme që për momentin ka djegur kartën e emrit të famshëm dhe tani duhet të kërkojë medoemos teknikun rezultativ.
Lutfi Haziri zbulon kushtin e LDK-së për një marrëveshje me ...
Temperatura pranverore nesër në Kosovë, deri në 16 gradë
Melania Trump do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Siguri...
Mbi 19 mijë qytetarë nënshkruajnë Peticionin Kombëtar të ini...
Elijona zbulon frikën që e kishte përballë Benitës
Haradinaj e mohon se ka probleme shëndetësore: E kaloj edhe ...