Interi ka vazhduar formën e mirë në Ligën e Kampionëve duke e mposhtur në udhëtim Sparta Prague me rezultat 0-1 në udhëtim.
Edhe në sfidën e mbrëmshme futbollisti shqiptar, Kristjan Asllani ka luajtur dhe ka treguar një performancë të mirë, shkruan Arbresh.info.
Pas ndeshjes trajneri Inzaghi ka folur edhe për të dhe për kritikat ndaj tij.
“Kristjan Asllani është shumë i kritikuar? Jam dakord. Asllani po bën gjëra të mëdha, është e qartë se ai e ka Calhanoglun përpara dhe ne të gjithë e njohim. Por ai po punon shumë mirë, është gjithmonë gati”, tha fillimisht ai.
Inzaghi më tej shtoi se klubi llogarit në Asllanin.
“Të gjithëve u ndodh të bëjnë gabime, i ndodh edhe Calhanoglu, por ai po përpiqet shumë, luajti një ndeshje të shkëlqyer kundër Empolit dhe sot do ta kisha lënë në fushë pa problem. Është gjithmonë i qartë në zgjedhjet e tij. Gjithmonë i përqendruar, ka besimin më të madh tek unë dhe klubi, ne po llogarisim shumë tek Asllani”, potencoi Inzaghi.
Disa muaj më parë mesfushori i kombëtares shqiptare ka zgjatur kontratën me zikaltrit deri në vitin 2028./Arbresh.info
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave