Skuadrat e Serie A janë rikthyer në stërvitje, në pritje të rinisjes së kampionatit, teksa shumë klube kanë raportuar për futbollistë të prekur nga Coronavirusi, përfshirë edhe emra të futbollistëve shqipëtarë si Rey Manaj e Marco Molla.
Një situatë e tillë nuk ka vënë në dyshim zhvillimin e ndeshjeve të kampionatit, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Superkupën e Italisë mes Interit dhe Juventusit, e caktuar për datën 12 janar në “San Siro”.
Mediat në Itali shprehen të bindura që kjo përballje nuk do të zhvillohet në këtë datë, pasi të dy klubet kanë depozituar kërkesë për shtyrjen e ndeshjes me të paktën dy muaj dhe luajtjen e saj në verë, kur të jetë ulur numri i infektimeve.
Me sitatën aktuale nuk lejohen më shum tifozë se gjysma e kapacitetit të stadiumit dhe kjo do të shaktonte pakënaqësi për sponsorët, por do të ulte edhe të ardhurat për klubet.
Vendimi për shtyrjen e ndeshjes pritet të merret në orët e ardhshme dhe gjasat janë që të luhet në muajin maj, por shumë do të varet edhe nga ecuria e dy klubeve në Ligën e Kampionëve.
Një lajm i tillë kënaq padyshim trajnerin e Interit, Simeone Inzaghi, pasi zikatrit i pret një calendar i ngjeshur, me shumë përballje direkte, ndaj një ndeshje më pak, do të thotë shumë për menaxhimin e energjive.
Katër shtetas afganë përleshen mes vete në Prishtinë, dy të ...
Arrestohet 41-vjeçari në Krujë që përfitoi kredi në emër të ...
Rrugëtimi historik i Dritës: 16 ndeshje, fitore gjigante dhe...
Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e dy p...
Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar
Policia jep detaje shtesë lidhur me rastin në ‘’Breg të Diel...