Trajneri i Beneventos, Filippo Inzaghi, gjithmonë është njohur për rekordin e tij golashënues, mirëpo thotë se Cristiano Ronaldo është duke e nervozuar në këtë aspekt.
46-vjeçari u pensionua në vitin 2012 pasi, mes tjerash, e kishte fituar dy herë Ligën e Kampionëve dhe një herë Kupën e Botës, ndërsa kishte luajtur në klube, si Parma, Juventus e Milan.
Pippo e mbylli karrierën me 70 gola të shënuar në 115 ndeshje në garat evropiane, rekord që iu thye nga superylli i Juventusit dhe ai i Barcelonës, Lionel Messi.
Ronaldo ka luajtur 177 ndeshje evropiane duke shënuar 131 gola, derisa Messi e ka gjetur 117 herë rrjetën në 145 takime.
“Gjithmonë e marr atë (Ronaldon) si shembull në zhveshtore. Kjo për faktin e se e di si stërvitet”, ka thënë Inzaghi për La Gazzetta dello Sport.
“Mirëpo, jam paksa i hidhëruar me të dhe Messin. Falë tyre duket sikur Raul dhe unë kemi shënuar shumë pak gola nëpër kupa”, ka shtuar legjenda e Rossonerëve. /Telegrafi/
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë