Tek Interit janë të knaqur me punën e Simone Inzaghit, dhe nuk mund të mos ishte ndryshe.
Pasi tekniku emilian po zhvillon një punë të jashtëzakonshme me zikaltrit.
Skuadër qluan me bukur me të në pankinën krahasuar me trajnerët e mëparshëm.
Titulli i 20-të në histori është praktikisht i siguruar, ndërkohë që drejtuesit kanë përgatitur dhuratën për trajnerin.
Inzaghit do t’i ofrohet rinovimi deri në 2027.
Kontrata aktuale i përfundon në 2025, por zikaltrit duan ta “blindojnë”, duke konfirmuar besimin e madh që kanë në aftësitë e tij si trajner.
GDS raporton se firma mbi kontratën e re do të vijë përpara mbylljes së sezonit.
Inzaghi përfiton rreth 5.5 mln euro në sezon, pagë që pritet të shkojë deri në 6.5 me marrëveshjen e re.
47-vjeçari po zhvillon sezonin e tretë në pankinën e nënkampionëve të Europës.
Deri tani ka fituar Kupën e Italisë dy herë dhe Superkupën tri herë me Interin.
Ndërkohë që është shumë afër titullit të parë si teknik.
I pari për të dhe i 20-ti për Interin, trofe që do të sjellë yllin e dytë në fanellë./SS
Përurohet ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër, Kurti bashk...
Ambasada e ShBA-së: Synojmë të punojmë me qeverinë e re për ...
Rama në Bruksel, takohet me Përfaqësuesen e Lartë për Politi...
Kështu po duket ura e re për këmbësorë mbi lumin Ibër
Murati: Me qeverinë Kurti rriten edhe shtesat për nënat leho...
Tragjike në Vjenë/ Torturohet për orë të tëra dhe digjet në ...