Interi ka arritur të shënoj fitoren e radhës në Serie A, duke mposhtur FIorentinën me rezultat 2-1 në kuadër të xhiros së 24-të.
Pongracic pas 28 minutave shënoi në portën e tij dhe i dha epërsinë fillestare zikaltërve, shkruan Arbresh.info.
Një minutë para fundit, “Viola” fitoi një penallti dhe në gol e konkretizoi Mandragora.
Shtatë minuta pasi nisi pjesa e dytë, Arnautovic riktheu epërsinë e Interit me golin e tij pas një asistimi nga Carlos Augusto.
Deri në fund të këtij takimi gola të tjerë nuk pati dhe skuadra e Inzaghit arkëtoi tre pikët e radhës shumë të rëndësishme për të vazhduar luftën për titull.
Tashmë pas 24 xhirosh, Interi ka 54 pikë dhe ndodhet i dyti në tabelë kurse prinë Napoli me 55 sosh./Arbresh.info
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit