Jorge Mendes, agjenti i Fabinhos së Monacos, thuhet se është takuar me drejtorin sportiv të Interit, Piero Ausilio, për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm të brazilianit.
“Nerazzurrët” janë duke vëzhguar një numër të madh yjesh të liderit në Liga 1 derisa raportohet se kanë qenë gjithashtu duke kërkuar transferimin e Bernardo Silvas, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: “Raketa” nga Xherdan Shaqiri në garë për çmimin “Goli i Muajit” (VIDEO)
Megjithatë, duket se Interi është tani i vendosur në garën për shërbimet e Fabinhos, pasi edhe gazeta italiane ‘La Gazzetta dello Sport’ raporton që Ausilio është takuar me Mendesin para ndeshjes gjysmëfinale të Monacos në Ligë të Kampionëve ndaj Juventusit.
“Nerazurrët” pritet të ndryshojnë opsionet në mbrojtje dhe aftësitë e 23-vjeçarit për të luajtur në mesfushë dhe si një mbrojtës i krahut të djathtë duket se e kanë bërë atë një shënjestër kryesore për transferim gjatë verës.
Fabinho ka shënuar 11 gola brenda 50 paraqitjeve në të gjitha kompeticionet këtë sezon për Monacon./arbresh.info

Hellems, MVP i javës së 18-të
Berisha: E gjithë Europa dhe bota po e pret protestën tonë
Kraske thotë se duhet të hetohet Lajçak, i cili është pro-se...
Muhamet Alidemaj dënohet me 13 vjet burgim për masakrën e Iz...
Dy aksidentet e rënda në Turqi, Haradinaj: Jemi pranë popull...
Disa zona të Prizrenit, Suharekës dhe Malishevës pritet të m...