Interi ka regjistruar fitoren e shtatë radhazi në Serie A pasditen e sotme (e shtunë).
“Nerazurrët” kanë mposhtur me rezultat tronditës 5 me 0 skuadrën e Genoas në ndeshjen e zhvilluar si nikoqir në Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së njëmbëdhjetë në Serie A, shkruan portali arbresh.info.
Me dy gola të shpejta, asistues i të cilëve ishte Joao Mariao, skuadra e Luciano Spalletit kaloi në avantazh pas vetëm një çerek ore lojë. Roberto Gagliardini realizoi golin e epërsisë, ndërsa Matteo Politano dyfishoi shifrat.
Autori i golit epërsisë gjeti sërish portën në pjesën e dytë duke shënuar për 3 me 0 vetëm katër minuta pas pushimeve.
Dy golat e tjerë nga nikoqirët u realizuan gjatë minutave shtesë. Jao Mario gjeti përfundimisht rrjetën duke realizuar për 4 me 0 (91′) para se të asistonte sërish më pas te Radja Nainggolan që shënoi me kokë për 5 me 0 (94′).
Interi tani ka 25 pikë dhe qëndron në pozitën e dytë në tabelë me tri pikë më pak se Juventusi si lider i tabelës, ndërsa me pikë të njëjta si Napoli në pozitën e tretë.
Genoa vazhdon qëndrimin në pozitën e 11-të me vetëm 14 pikë të mbledhura deri tani./arbresh.info/
Shikoni të gjitha golat:
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen