Interi është duke kërkuar përforcime cilësore, pasi synon të luftojë për të gjitha trofetë ku është në garë.
Gjiganti italian është afër finalizimit të një marrëveshjeje për të blerë mesfushorin e Dinamo Zagrebit, Petar Sucic, sipas Jutarnji List .
Mediumi kroat raporton se të dy klubet janë afër një marrëveshjeje, me Interin dhe Sucic që tashmë kanë rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare.
Reprezentuesi kroat pritet të qëndrojë në Kroaci deri në fund të sezonit.
ndërsa Dinamo e Zagrebit po kërkon të përfshijë një përqindje nga shitja e mesfushorit në kushtet përfundimtare.
Sucic, i cili gjithashtu ka tërhequr interes nga Napoli, Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid, duket se është në prag të bashkimit me Interin, të cilët kanë qenë më aktivët në ndjekjen e lojtarit.
21-vjeçari këtë sezon ka luajtur 17 ndeshje në të gjitha garat me fanellën e Dinamo Zagreb, derisa ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.
Mesfushori defensivë është pjesë e rregullt edhe e Kombëtares A të Kroacisë. /Telegrafi/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...