Interi është favorit për të nënshkruar gjatë muajit janar me mesfushorin e Barcelonës, Ivan Rakitic.
Tuttosport raporton se “Nerazzurrët” janë në një pozitë të mirë për të siguruar shërbimet e reprezentuesit kroat gjatë muajit janar, transmeton portali arbresh.info.
Javën e kaluar, Calciomercato ka thënë mesfushori është në dispozicion për transferim këtë dimër për 55 milionë euro pasi ka startuar vetëm një herë brenda shtatë ndeshjeve në ligë deri tani.
Thuhet nga gazeta e lartpërmendur se ish kapiteni i Sevillas është shënjestra kryesore e trajnerit Ole Gunnar Solskjaerit në Manchester United, i cili është duke kërkuar përforcimin e skuadrës në atë pozitë.
Megjithatë, tani raportohet se Juventusi dhe Interi – top dy skuadrat për momentin në Serie A – kanë si prioritet marrëveshjen me mesfushorin qendror.
Marrëveshja aktuale e kroatit te klubi në Camp Nou skadon më 2021./arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit