Interi është duke punuar në transferimin e Sime Vrsaljkos, por Atletico Madridi nuk pranon oferta për të huazuar atë me opsionin për blerje më pas, andaj Napoli dhe Roma vazhdojnë të jenë në garë.
Bazuar në gazetën spanjolle ‘AS’, “Nerazzurrët” tashmë kanë zhvilluar negociata intesive me reprezentuesin kroati, transmeton portali arbresh.info.
Ata dëshirojnë që të finalizojnë gjithçka para përfundimit të Kampionatit Botëror, gjë që i vendos ata në një pozitë mjaftë të mirë.
Megjithatë, Atletico Madridi ka refuzuar idenë fillestare për të transferuar lojtarin në formë huazimi me opsionin për blerje më pas, duke kërkuar të paktën oblim për blerjen e tij në fund vitit.
Kjo do t’i lejojë Napolit dhe Romas të vazhdojnë garën për ish lojtarin e Sassuolos./arbresh.info/
Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër