Interi ka arritur që brenda 11 minutave të parë ta fitojë pëballjen kundër Milanit në gjysmëfinale të Champions League.
Ndeshja e zhvilluar në “San Siro”, përfundoi me rezultat 0:2.
Edin Dzeko befasoi “kuqezinjtë” në minutën e tetë për të shënuar golin e tij të parë në “Derby della Madonnina”.
“Nerazzurrët” dyfishuan epërsinë e tyre kur mbrojtja e mikpritësve i lejoi Henrikh Mkhitaryan lirinë për të gjuajtur me një goditje të ulët vetëm tre minuta më vonë.
Çalhanoglu thuajse thumboi portën e Milanit për herë të tretë me një përpjekje në distancë, e cila u mbrojt nga shtylla e majtë e Maignan.
Inter ishin të pafat, pasi gjyqtari i dha penallti, por pas rishikimit me VAR e tërhoqi vendimin.
Milani e nisi pjesën e dytë më mirë, pasi Brahim Diaz pati një mundësi nga largësia, por nuk gjeti kuadratin e portës.
Maignan shpëtoi “Rossonerët”, me një super mbrojtje ndaj goditjes së Dzekos.
Sandro Tonali pati mundësin më të mirë për Milanin, por gjuajtja e tij u ndal nga shtylla./Arbresh.info/
Pacolli akuza të forta për Valon Llukën: Më ka vjedhur 5 mil...
“Për gjykatat tuaja do bëhet film”, Pacolli: Me dhunë na ndë...
Konjufca: Mërgata në Amerikë nyja që lidh Kosovën me SHBA-në
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...