Tajon Buchanan është i përzgjedhuri i Interit për t’u afruar në merkatan e janarit.
Zikaltrit përballen me mungesën e gjatë të Juan Cuadrados, që për shkak të një operacioni, shkruan Arbresh.info.
Ai do të rikthehet në muajin prill dhe pikërisht për këtë arsye Interi është i detyruar të bëj lëvizje këtë merkato.
Anësori kanadez është edhe i përzgjedhuri i dyshes Marotta-Ausilio, që duhet theksuar se kanë monitoruar Buchanan gjatë dy viteve të fundit.
Futbollisti ka kontratë me Club Brugge deri në verën e vitit 2025, mirëpo pasi mësoi për interesimin e Interit për të, nisi edhe presionin ndaj belgëve, teksa në ndeshjen e fundit nuk është grumbulluar.
Club Brugge kërkon 10-12 milionë euro për kartonin e Buchanan, teksa Marotta duket se ka marrë tashmë edhe miratimin e presidentit Stiven Zhang, për të transferuar kanadezin në huazim me detyrim blerjeje.
Marrëveshja pritet të mbyllet që në ditët e para të janarit, me qëllim që Simone Inzaghi të ketë Buchanan në dispozicion sa më shpejt.
Mbrojtësi kanadez, që në shkurt do të festojë ditëlindjen e 25-të, pritet të jetë jo vetëm një përforcim për të tashmen te zikaltrit, por edhe për të ardhmen, duke qenë se kontrata e Cuadrados skadon në verë dhe holandezi Dumfries nuk ka pranuar rinovimin, ndaj me shumë gjasa do të shitet. /Arbresh.info/
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...
Europa solidarizohet me Zvicrën pas tragjedisë, Von der Leye...