Interi është klubi i fundit që ka shfaqur interesim për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseas, Alvaro Moratan, megjithëse ata do të përballen me një garë të fortë për të nënshkruar me reprezentuesin spanjoll.
Ata janë të gatshëm për të luftuar me rivalët në Serie A, AC Milanin dhe ish klubit e Moratas – Juventusin, për nënshkrimin e tij, ndonëse asnjë marrëveshje nuk pritet të arrihet deri në momentin kur “Blutë” të zgjedhin situatën e tyre menaxheriale, transmeton portali arbresh.info.
Kampioni i sezonit 2016/17 në Premierë Ligë nuk dëshiron të shes Moratan për asnjë shumë më të vogël se tarifa prej 58 milionë funta që ata paguan te Real Madridi për të siguruar shërbimet e tij verën e vitit 2017.
Agjenti i Moratas, Juanma Lopez është takuar me tri klubet në Serie A këtë vikend gjatë një udhëtimi në Milan pas lajmit se klienti i tij nuk do të jetë pjesë e skuadrës së Spanjës për turneun veror të Kampionatit Botëror.
25-vjeçari ka shpenzuar në të kaluarën dy sezone si një i huazuar te Zonja e Vjetur duke realizuar 27 gola brenda 93 paraqitjeve./arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...