Interi fiton me përmbysje ndaj Sassuolos
Interi ka arritur të shënojë fitore me rezultat 1:2 ndaj Sassuolos, në kuadër të xhiros së shtatë në Serie A.
Ishin vendasit që arritën të parët të kalonin në epërsi përmes Berardit që realizoi nga penalltia në minutën e 22-të të ndeshjes.
Me epërsinë minimale të Sassuolos përfundoi edhe pjesa e parë.
Edin Dzeko me t’u inkuadruar në lojë barazoi rezultatin në minutën e 58-të të ndeshjes.
Lautaro Martinez realizoi golin e fitores në minutën e 78-të nga penalltia.
Me këtë fitore, Interi shkon në kuotën e 17 pikëve në vendin e dytë, një më pak se Napoli që prin./express
Mblidhet sot Kuvendi i Shqipërisë
Zelensky: Bisedimet për Ukrainën nuk mund të presin deri pas...
Aksident i rëndë në Danimarkë/ Dy trena përplasen mes tyre n...
E dhimbshme: Ndahet nga jeta ish-luftëtari i UÇK-së në Vusht...
Vuçiq bisedë me Von der Leyen: Serbia, e përkushtuar për për...
SHBA bllokon 31 anije, rriten tensionet me Iranin