Mbrojtësi i PSV Eindhoven, Denzel Dumfries është dëshira e Interit për krahun e djathtë të mbrojtjes.
Kampioni në fuqi i Italisë e ka shitur Achraf Hakimin për 60 milionë euro te Paris Saint Germain dhe ende nuk ka gjetur zëvendësuesin e tij.
Mbrojtësi holandez ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Eredivisie, por u paraqit mjaftë mirë edhe në Euro 2020 me ‘Tulipanët’.
Mediat italiane kanë raportuar se gjatë javës së ardhshme Interi do të bëjë një tjetër përpjekje për transferimin e anësorit në Serie A.
Shitja e Romelu Lukakus te Chelseat do të bëjë që Interi t’i ketë paratë për ta kompletuar transferimin e Dumfries.
25-vjeçari pritet t’i kushtojë Interit 15 milionë euro, me Neroazzurët që do të paguajnë edhe tre milionë euro të tjera te PSV Eindhoven në formë bonusesh.
Interesim për lojtarin kanë shfaqur edhe Bayern Munich e Everton, por vet holandezi parapëlqen transferimin te kampionët e Italisë, ku do të ketë një vend të sigurt në formacioninë bazë.
Dumfries edicionin e kaluar zhvilloi 41 ndeshje zyrtare me PSV Eindhoven, ku shënoi katër gola dhe dhuroi nëntë asistime. /Telegrafi/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...