Interi do ta ndryshojë emrin e vet dhe stemën e klubit në mars, sipas mediave të shumta italiane.
Emri i klubit do të ndryshojë nga “Football Club Internazionale Milano” në “Inter Milano”, për ta nënvizuar trashëgiminë mes klubit dhe qytetit.
Lajmi është bërë i ditur nga gazetat e përditshme italiane Gazzetta dello Sport dhe Il Corriere della Sera.
Stema e klubit do të ndryshojë po ashtu dhe do të rikrijohet mbi bazën e shkronjave I dhe M.
Fondi i investimeve BC Partners është në bisedime me pronarin e klubit zikaltër, Suning, për blerjen e aksioneve.
Po ashtu, do të ndërrohet edhe sponsori historik i klubit, Pirelli, pasi Interi ka arritur marrëveshje me një sponsor të ri në vlerë 30 milionë euro, emri i të cilit ende nuk është bërë zyrtar. /Express/
Mbappe mungoi në stërvitjen e sotme të Realit, megjithatë dy...
Zelensky: Takim i ri tripalësh me SHBA dhe Rusinë
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...
I pari i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës zbulon...