Sulmuesi i Chelseat, Olivier Giroud ka përfunduar në radarin e klubit të madh italian, Interit.
Interi gjatë verës largoi ish-kapitenin e tyre, Mauro Icardi, ndërsa transferoi nga Manchester Unitedi, dyshen Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchez.
Megjithatë, ata shpresojnë të forcojnë edhe më tej opsionet sulmuese të Antonio Contes për të garuar në Serie A dhe Evropë.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Interi po shikon francezin Giroud si një mundësi për të forcuar sulmin e tyre.
Giroud, i cili dëshiron të largohet nga Chelsea , po konsiderohet si opsion i lirë, por i vlefshëm pasi më parë ka punuar me trajnerin Conte.
Nerazzurët gjithashtu thuhet se po shikojnë edhe mundësinë e huazimit të sulmuesit të Real Madridit, Luka Jovic.
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...