Interi dëshiron ta kthejë Kovacicin

14:28 | 31 Dhjetor 2018
A Z

Interi është duke menduar ta kthejë Mateo Kovacicin në skuadër, si alternativë të Luka Modricit, sipas mediave italiane.
Mesfushori kroat u largua nga klubi zikaltër në vitin 2015 dhe iu bashkua Real Madridit, por këtë sezon u huazua në Chelsea, transmeton Gazeta Express.

Në marrëveshjen mes Madridit dhe Chelseat nuk ekziston ndonjë opsion për ta blerë kroatin, prandaj, sipas Tuttosportit, Interi është duke e konsideruar mundësinë për ta kthyer në skuadër Kovacicin.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka kohë që po bën përpjekje për ta blerë një mesfushor kreativ, derisa verës së 2018-es tentoi ta transferojë kroatin tjetër, Luka Modricin.

Shpërndaje në rrjete sociale