Anësori i majtë i mbrojtjes i Fiorentinas, Cristiano Biraghi kërkohet nga Interi, për shërbimet e të cilit ata duhet të paguajë nga 18-20 milionë euro
Sipas FCInterNews.it, italiani 26 vjeçar është përcjellur nga Antonio Conte dhe drejtorët e klubeve si një forcim ideal për anën e majtë të mbrojtjes.
Ai ka treguar se mund të luajë edhe në mbrojtje por edhe në krah në formacionin 3-5-2, një rol që është bërë problem për Conten që të plotësohet pasi që ai nuk i përshtatet Ivan Perisic, transmeton GazetaExpress.
Ky do të ishte një rikthim te Interi për Biraghin, i cili është rritur nga akademia e të rinjve të Interit, nga të cilët ishte larguar në vitin 2016 për në Pescara për 5 milionë euro.
Ai do të ishte një bonus shtesë për “katërzinjtë”, pasi që ata nuk kanë shumë lojtarë të cilët vinë nga akademia e tyre e të rinjve e të cilët mund ti regjistrojë me lehtë për Ligën e Kampionëve.
Biraghi ka shënuar një gol dhe ka bërë gjashtë asiste në 40 ndeshje garuese për Fiorentinan sezonin e kaluar dhe për të Interi duhet të paguajë 18 – 20 milionë euro.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve