Inter është rikthyer tek fitorja në Serie A, pas dy humbjeve radhazi ku e ka mposhtur Sassuolon me rezultat 2-1, në kuadër të rrethit të katërt.
Ndeshja nisi mirë për zikaltrit ku në minutën e 14-të, realizoi me anë të Dimarcos, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë, teksa etapa e dytë ishte më dinamike.
Carlos Augusto dyfishoi epërsinë në minutën e 81-të. Por tre minuta më vonë, Sassuolo shënoi me anë të Cheddiras për ta ngushtuar rezultatin.
Dy minuta më vonë, Frattesi realizoi për Interin, por goli i tij u anulua për pozicion jashtë lojë. Deri në fund nuk pati raste tjera dhe Interi arkëtoi tre pikë të rëndësishme për rrjedhën e kampionatin.
Pas katër ndeshjeve Interi ka gjashtë pikë dhe është në vendin e 10-të, kurse Sassuolo është katër vende më poshtë me tri sosh.
Duelin e radhës skuadra e Chivus e luan në udhëtim tek Cagliari, kurse Sassuolo do të ketë punë me Udinesen./Arbresh.info
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...