Inter është duke u përgatitur ta shesë qendërmbrojtësin, Diego Godin në verë pasi ky i fundit ka dështuar të adaptohet në stilin e lojës së Antonio Conte-s.
Sipas Calciomercato, 34-vjeçari ka respekt të madh për Conte-n, por nuk ka arritur t’i përshtatet formacionit të teknikut italian që preferon 3-5-2, andaj uruguaiani shumicën e ndeshjeve është në stol, transmeton portali arbresh.info.
Paga e Godin është shume e madhe, ngase fiton rreth 5 milionë euro në vit plus bonuset.

Kontrata e Godin skadon në vitin 2022 dhe “Neurazurët” nëse e shesin do të shpëtojnë 20 milionë euro.
Inter është duke kërkuar një qendërmbrojtës që mund t’i përshtatet formacionit të Conte-s dhe thuhet se i pari në listë është Marash Kumbulla.
Ndërsa, për Godin kanë interesim Tottenham e Manchester United, por asnjëri nga këta dy gjigantë anglez nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare./arbresh.info.
Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në konferencën ...
Netanyahu: Ka punë për t’u bërë në Iran
Në mesnatë mbyllet afati për certifikimin e subjekteve të re...
Mbyllet për qarkullim rruga Mirash-Bardh për disa ditë për s...
Kryeqyteti subvencionon ujitjen e 300 hektarëve tokë bujqëso...
Dy muaj nga vdekja tragjike e Xhuana Nikollajt, të afërmit d...