Inter është duke shtyrë Chelsea-n për të zvogëluar çmimin e kërkuar për mesfushorin Victor Moses.
Sipas Calciomercato, “Blutë” e Londrës duan 10 milionë euro për ta lejuar Moses të kompletojë transferimin te “Neurazurët”, por gjiganti italian ka kërkuar që vlera të zvogëlohet, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Antonio Conte dëshiron ta kompletojë transferimin e nigerianit, mirëpo vetëm nëse zvogëlohet kartoni i lojtarit.

Moses është që gjashtë vite në “Stamford Bridge”, por pesë nga ta i ka kaluar huazim në klubet e tjera.
Ekziston mundësia që Moses të vazhdojë huazimin edhe për një sezon me mundësi blerje./arbresh.info.
Tragjedi e rëndë në Bosnjë e Hercegovinë: 49-vjeçari dyshohe...
Moti sot në Shqipëri
Mblidhen sot tri komisione parlamentare
Kuvendi mban seancë plenare, ky është rendi i ditës
Mblidhet kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës
Irani shtrëngon kontrollin e Hormuzit pasi SHBA-të tërheqin ...