Inter është përgatitur ta shesë qendërmbrojtësin Milan Skriniar, por në këmbim kërkon 80 milionë euro.
Real Madrid është tejet i interesuar për sllovakun, të cilin e shohin si pasuesi i Sergio Ramos, i cili ka mbushur 34-vjet, transmeton portali arbresh.info.
Real-i gjatë verës transferojë Eder Militao nga Porto, por braziliani nuk ka arritur të gjejë formën që e kishte të klubi i vjetër.
Sipas Mundo Deportivo, “Los Blancos” janë të interesuar për Skriniar, kurse Inter i ka informuar se nuk do nisin negociatat nëse çmimi është më i ulët se 80 milionë euro.

Gjithashtu thuhet se Manchester City është i interesuar për Skriniar, të cilin e shohin si partneri ideal për Aymeric Laporte.
Skriniar cilësohet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë shkaku i përformancave të mira me gjigantin nga Milani./arbresh.info.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...