Inter-i është duke synuar të transferojë edhe një qendërsulmues gjatë këtij afati veror.
Sulmuesi i Napoli-t, Fernando Llorente dhe i Chelsea-s, Olivier Giroud shihen si opsionet e mundshme, transmeton portali arbresh.info.
Trajneri Antonio Conte, nuk e ka bërë sekret dëshirën për të punuar me Giroud, i cili ishte afër kalimit gjatë janarit, por rinovoi me “Blutë”.
Sipas Tuttosport, kandidati i fundit për “Neurazurët” është Llorente, ky i fundit mund të largohet nga Napoli si agjent i lirë.

Conte i pëlqen të dy lojtarët shkaku që ka punuar me të dy më herët dhe është i hapur për ndonjë ribashkim.
Për Llorente, kanë interesim edhe Benevento dhe Genoa, por pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve mund ta bind të transferohet në “San Siro”./arbresh.info.
Policia mbështet Shoqatën Down Syndrome Kosova me donacion f...
Ambasadori iranian: Irani nuk ka ndërmend të bllokojë Ngusht...
Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 27 vjedhje ...
Izraeli sulmon Bejrutin dhe Libanin jugor
Ndahet nga jeta këngëtarja e njohur kosovare Belkize Tuli Kr...
Kongresmenët amerikanë letër Rubios: Tërheqja e trupave të S...