Qendërmbrojtësi i Inter-it, Milan Skriniar mund të rikthehet nesër në stërvitje dhe synon të rikthehet në fushë ndaj Real Madrid-it.
Skriniar rezultoi pozitiv në analizat për koronavirus gjatë kohës kur përfaqësonte Sllovakinë dhe ka qenë në karantinë, por nesër mund të rikthehet në Itali, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Tuttosport, Skriniar duhet të rezultojë negativ dhe t’i bashkohet “Neurazurëve” në stërvitje.

Inter-i nuk do e këtë lojtarin për ndeshjen ndaj Parma-s, por shpresojnë që lojtari të jetë në formë për përballjen ndaj Real Madrid-it në Ligën e Kampionëve që zhvillohet javën e ardhshme.
Inter-i në dy xhirot e para ka mbledhur dy pikë të Ligës së Kampionëve, derisa Real-i vetëm një./arbresh.info.
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës