Chelsea ka refuzuar ofertën e parë të Inter-it, të cilët ofruan 20 milionë euro për Emerson Palmieri-n, por “Neurauzrët” janë të gatshëm të ofrojnë 30 milionë euro, ofertë në të cilën përfshihet Olivier Giroud.
Inter e sheh Emerson si zgjedhja e parë për pozitën e krahut të majtë, mirëpo Chelsea nuk e zbret çmimin e 30 milionë eurove.
Sidoqoftë, sipas Tuttosport, Giroud është i interesuar për kalimin te Inter dhe “Blutë” janë të hapur për ta shitur.

Pavarësisht, që nënshkroi kontratë të re, 33-vjeçari shihet si opsioni i tretë pas Tammy Abraham dhe Timo Werner.
Inter ka arritur të transferojë Achraf Hakimi-n nga Real Madrid, ndërsa synon edhe t’i transferojë edhe dy lojtarët nga “Stamford Bridge”./arbresh.info
Përplasen dy vetura, vdes njëri nga shoferët në Thumanë
Rezultatet dëshpëruese e çojnë në shtëpi trajnerin e Chelsea
Rama: Mbjellja e rreth 100 kurorave në rrugën “Tirana” hap d...
BBC: Si po ndikon ndërprerja e internetit në Iran tek njerëz...
Konjufca kërkon veprim më të shpejtë për sigurimin e statusi...
Dy këmbësorë goditen nga vetura në Deçan