Inter ka arritur të shënoj një fitore me përmbysje ndaj Comos, duke triumfuar ngushtë me rezultat 3-4 në kuadër të xhiros së 32-të në Serie A.
Vendasit e nisën ndeshjen për mrekulli me një gol të Valles në minutën e 36-të, shkruan Arbresh.info.
Një supergol i Nico Pazit në minutën e 45-të ia dyfishoi epërsinë Comos. Mirëpo në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë, Interi ngushtoi epërsinë me golin e Marcus Thuramit.
Po i njëjti lojtar barazoi rezultatin në (2:2), katër minuta pasi nisi etapa e dytë.
Interi nuk u ndal dhe në minutën e 59-të e mori për herë të parë epërsinë në ndeshje me golin e Dumfries pas asistimit nga Hakan Calhanoglu.
Dumfries doli në skenë edhe njëherë kur në minutën e 72-të, realizoi golin e katërt për Interin, dhe të dytin personal.
Como nuk u dorëzua dhe vijoi sulmet, kur në minutën e 88-të fitoi një penallti. I saktë nga 11 metra ishte Cunha i cili e rihapi lojën sërish.
Skuadra e Cesc Fabregas vazhdoi sulmet deri në fund për një barazim, mirëpo nuk ia arriti dot. Como rrezikoi me Pazin dhe Ramon në minutat shtesë, me këtë të fundit që goditi shtyllën.
Me këtë fitore Interi bën një hap të madh drejt titullit kampion ku tashmë ka 75 pikë, nëntë më shumë se Napoli kur kanë mbetur edhe gjashtë deri në fund.
Teksa Como mbetet e pesta me 58 pikë, dhe i duhet të luftojë ende për pozitën e katërt, ku Juventusi është tashmë aty me 60 pikë.
Ndeshjen e radhës Interi e luan me Cagliarin në shtëpi, derisa Como udhëton tek Sassuolo./Arbresh.info
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...