Inter arriti fitore në ndeshjen e parë të rrethit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke mposhtu Feyenoordit në Holandë me rezultat 0-2.
Ishte Thuram i cili realizoi golin e parë shtatë minuta para mbylljes së pjesës së parë, shkruan Arbresh.info.
Asllani pati një goditje të fortë nga gjuajtja e lirë në minutën e fundit shtesë të pjesës së parë por për fat të tij, topi shkoi mbi portë.
Interi ishte bindës më i mirë edhe në pjesën e dytë kur Latuaro realizoi në minutën e 50-të për 0-2.
Kurse Piotr Zielenski pati mundësi ta trefishojë rezultatin nga penalltia, mirëpo goditjen e tij e priti portieri Wellenreuther.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Interi me këtë fitore është me një këmbë në çerekfinale. Ndeshja kthyese mes këtyre dy skuadrave luhet javën tjetër në Itali./Arbresh.info
Aktakuzë për vrasje të rëndë në tentativë ndaj një personi
Shembja e gurëve në rrugën Pejë-Rugovë, policia apelon te qy...
Deklarohen të pafajshëm të akuzuarit për sulmin terrorist në...
Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok
Intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, disa ...
IKD mirëpret futjen në rend të ditës së certifikimit të rezu...