Interi është afër marrëveshjes me mesfushorin e Arsenalit, Aaron Ramsey.
‘La Repubblica’ thotë se Interi është takuar me agjentin e uellsianit të mërkurën, ku një marrëveshje është arritur rreth kushteve të lojtarit që të arrijë më 1 korrik në Itali, transmeton portali arbresh.info.
Sugjerohet se 27-vjeçari kërkon 6 – 7 milionë euro për sezon dhe “Nerazzurrët” janë të përgatitur për të plotësuar kërkesat e tij duke marrë parasysh urgjencën për të investuar.
Një marrëveshje për transferim në janar nuk është hedhur poshtë gjithashtu duke marrë parasysh që trajneri Luciano Spalleti është i etur për të punuar me lojtarin menjëherë.
AC Milani, drejtor ekzekutiv i të cilit është ish anëtari i Arsenalit – Ivan Gazidis, është gjithashtu i interesuar në transferimin e Ramseyt./arbresh.info/
Zyrtare: Fiton Ademi transferohet tek Llapi
Rezultatet e zgjedhjeve, deri tani, janë pranuar gjashtë ank...
Vrasja e konduktorit në Gjermani, avokati: Pesë persona beso...
Haradinaj pjesëmarrës në Lutjet e Mëngjesit: E rëndësishme t...
EULEX-i dhe KFOR-i rrisin gatishmërinë për reagim në raste e...
Papa Leoni XIV pret kryeministrin Rama