Interi bën detyrën ndaj Empolit, duke triumfuar me rezultatin 2-0 dhe duke u afruar edhe më shumë me titullin e 20 kampion në histori.
Zikaltrit vinin pas eliminimit nga Championsi dhe barazimit në shtëpi me Napolin, por ndërprerja dy javore e kampionatit rezultoi të ishte e mjaftueshme për të shëruar plagët dhe për t’u rikthyer te fitorja.
Sfida nisi menjëherë vrullshëm për Interin, që gjeti golin e avantazhit në minutën e 5-të me anë të Dimarcos, i cili u koordinua mjaft mirë mbi vijën e 16-shes dhe dërgoi topin në rrjetë.
Empoli provoi të mos lëshojë, por e kishte të vështirë të bënte diçka më shumë përballë Interit, që në minutën e 81-të gjeti edhe golin e dytë, këtë herë me kilenin Alexis Sanchez, që shtyu në rrjetë topin pas një pasimi të saktë të Dumfries në zonë.
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit